15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam, pasi përmbyset një motoskaf në det

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam, pasi përmbyset një motoskaf në det

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pasi një motoskaf me turistë indianë u përmbys pranë arkipelagut An Thoi, në jug të Vietnamit. Në bordin e mjetit lundrues ndodheshin gjithsej 36 persona, mes tyre 32 turistë indianë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit. Ngjarja ndodhi rreth 400 metra larg ishullit Hon Mai Rut Ngoai, në Gjirin e Tajlandës. Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet, aksidenti dyshohet se është shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike, me erëra të forta dhe dallgë të mëdha që kanë bërë që motoskafi të përmbyset. Pas sinjalizimit për aksidentin, mjete të tjera turistike në zonë iu bashkuan operacionit të shpëtimit. Autoritetet kanë arritur të shpëtojnë 21 persona, ndërsa vijojnë kërkimet për identifikimin e viktimave dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e tragjedisë....