13 të vrarë në Afganistan, mes tyre 11 fëmijë! Talebanët ‘drejtojnë’ gishtin nga Pakistani

13 të vrarë në Afganistan, mes tyre 11 fëmijë! Talebanët ‘drejtojnë’ gishtin nga Pakistani

Autoritetet afgane deklaruan këtë të mërkurë, 10 qershor, se Pakistani ka kryer sulme të reja ajrore brenda territorit të Afganistanit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve. Sipas zëdhënësit kryesor të talebanëve, Zabihullah Mujahid, sulmet goditën provincat Khost, Kunar dhe Paktika. Ai tha se mes viktimave ndodhen 11 fëmijë, një grua dhe një i moshuar. Deri tani, Pakistani nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj këtyre pretendimeve. Sulmet erdhën vetëm një ditë pasi militantë të dyshuar të Tehrik-e-Taliban Pakistan (TTP), të njohur si talibanët pakistanezë, sulmuan një post sigurie në zonën Hasan Khel, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë kufirit me Afganistanin. Sulmi shkaktoi një përplasje të armatosur mes militantëve dhe forcave pakistaneze, ku humbën jetën gjashtë anëtarë të Forcës Federale...