Bosi i mafias pretendon investime miliardash me Berluskonin, vajza e ish-kryeministrit: Monument i hipokrizisë gjyqësore!
Gjatë dëshmisë së tij si dëshmitar në gjyqin ndaj Salvatore Baiardos në Gjykatën e Firences, bosi i dënuar me burgim të përjetshëm për masakra dhe vrasje, Giuseppe Graviano, ka bërë deklarata lidhur me origjinën e pretenduar të disa investimeve me ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconi. Përmes transmetimit me video-lidhje nga regjimi i rrepta i burgimit “41-bis”, Graviano deklaroi se bashkëpunimi kishte nisur përmes gjyshit të tij, Filippo Quartararo. “Gjyshi im Filippo Quartararo krijoi një partneritet me Silvio Berlusconi në vitet 1969-70 për të investuar paratë e tij dhe të të tjerëve. Ai investoi 4-5 miliardë lira, por investimi total ishte 20 miliardë lira në atë kohë.”, tha ai. Sipas rrëfimit të tij, ai kishte mësuar për këto investime pas vdekjes së babait të tij në vitin...
Burimi:
javanews.al