Bordi i Trasnparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta e benzina

Bordi i Trasnparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, rriten nafta e benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve. Gazoili do të shitet me pakicë me jo më shumë se 217 lekë/litër, ndërsa me shumicë 205 lekë/litër. Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është 193 lekë/litër, ndërsa me shumicë 181 lekë/litër. Njoftimi Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një...