Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta e benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta e benzina

Bordi i Transparencës ka vendosur sërish sot çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë të karburanteve. Në mbledhjen e zhvilluar këtë të enjte ka ulur sërish çmimin e naftës dhe të benzinës. Sipas vendimit, çmimi i naftës nuk do të jetë më shumë se 210 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 198 lekë për litër në shitje me shumicë. Ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 169 lekë për litër në pakicë dhe 157 lekë për litër në shumicë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 13:45 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.