Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta ulet me 6 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 5 nëntor, në orën 13:45. Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 210 lekë për litër, ndërsa benzina me 169 lekë për litër. Për shitjen me shumicë, çmimi i naftës është përcaktuar në 198 lekë për litër dhe ai i benzinës në 157 lekë për litër. Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohet ecuria e tregut. Bordi paralajmëron se operatorët që nuk do të zbatojnë kufijtë e përcaktuar rrezikojnë pezullimin e aktivitetit. Njoftimi i Bordit të Transparencës Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë...