Bordi i Ramës ndryshon sërish çmimin e karburanteve
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të enjte, nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 210 lekë për litër, ndërsa benzina me 169 lekë për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 13:45, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin...
Burimi:
syri.net