Bordi i Ramës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend, duke vendosur ulje të çmimit si për naftën, ashtu edhe për benzinën. Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i shitjes me pakicë i naftës (gazoil), sipas standardit SSH EN 590, zbret nga 213 lekë/litër në 212 lekë/litër. Ndërkohë për benzinën çmimi maksimal i shitjes me pakicë do jetë 181 lekë/litër. Çmimi maksimal i shitjes me shumicë për benzinën do të jetë 169 lekë/litër. Njoftim për Shtyp: Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të...
Burimi:
syri.net