Bonusi i Ramës për policët/ Berisha: Mos e pini helmin e tij, ai kërkon t’u bëjë mercenarë për qëllime personale
Kreu demokrat ka folur duke ju përgjigjur interesit të medias edhe për bonusin e Ramës për policët. ‘Mos e pini helmin e tij, ai kërkon t’u bëjë mercenarë për qëllime personale’, tha Berisha. Albi Rakip, SYRI TV: Zoti Berisha, ditën e sotme kryeministri Rama zhvilloi një takim me efektivë të policisë duke u premtuar atyre 2500 euro bonus për angazhimin e tyre kundër protestuesve në sheshet, rrugët kryesore të kryeqytetit. Cili është qëndrimi juaj mbi këtë vendim të kryeministrit Rama? Sali Berisha: Qëndrimi im është thirrja ime për çdo anëtar të forcave të policisë: mos e pini helmin e Kserksit. Ai është helm për ta. Ai kërkon mercenarizmin e tyre total për qëllime personale. Braktisni detyrën, kaloni në anën e studentëve, kjo është thirrja ime...
Burimi:
syri.net