Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027

Mbështetja financiare për familjet me fëmijë pritet të ndryshojë nga 1 korriku i vitit të ardhshëm. Në vend të pagesës së menjëhershme pas lindjes, familjet do të përfitojnë një shumë mujore që do të jepet nga momenti i lindjes së fëmijës deri në moshën 5 vjeç. Sipas skemës së re, për fëmijën e parë familjet do të marrin 5 mijë lekë në muaj, ose 60 mijë lekë në vit. Për fëmijën e dytë pagesa do të jetë 7 mijë lekë në muaj, ndërsa për të tretin 10 mijë lekë në muaj. Kjo skemë zëvendëson pagesat e mëparshme prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekësh për të dytin dhe 120 mijë lekësh për të tretin. Ekspertët vlerësojnë se kalimi nga një pagesë...