Bomba gjeopolitike/ Trump përballë një Lindjeje të Mesme që nuk bindet më si dikur
Një arkitekturë e re sigurie po shfaqet në Lindjen e Mesme, ndërsa vendet e rajonit po kërkojnë gjithnjë e më shumë të mbështeten te mekanizmat e tyre, pa u shkëputur domosdoshmërisht nga aleancat me Shtetet e Bashkuara. Në qendër të vëmendjes është një marrëveshje mes Arabia Saudite, Turqisë dhe Pakistanit, e cila parashikon që një sulm ndaj njërës prej palëve të konsiderohet si sulm ndaj të trejave. Një mekanizëm që ngjan me parimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s dhe që mund të ketë ndikim në ekuilibrat e sigurisë në rajon. Pakti vjen në një periudhë kur besueshmëria e rolit amerikan në Lindjen e Mesme është vënë nën presion nga konfliktet e shumta dhe përplasjet e viteve të fundit. Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nuk po i...
Burimi:
ntv.al