Bomba e përgjimeve nga Arben Ahmetaj, Qyno: SPAK dje hodhi një shashkë me vilën e sekuestruar të Ballukut

Bomba e përgjimeve nga Arben Ahmetaj, Qyno: SPAK dje hodhi një shashkë me vilën e sekuestruar të Ballukut

Veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kanë marrë një kthesë të papritur, të nxitura drejtpërdrejt nga deklaratat e forta dhe përgjimet e publikuara së fundmi në media nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Teksa drejtësia kërkoi administrimin e provave dhe audio-përgjimeve të transmetuara, një tjetër goditje u shënua në radhët e qeverisë: sekuestrimi i një vile luksoze në pronësi të zëvendëskryeministres aktuale, Belinda Balluku. Detajet e zbuluara nga përgjimet tregojnë për një skemë të mirëfilltë ku përfshihen emra të njohur të botës së biznesit, kompani si "Kajo" dhe "Timak", shtetas izraelitë, si dhe dyshime për trafikim armësh. Këto lidhje, të denoncuara muaj më parë edhe nga gazetarët investigative të Syri tv, po detyrojnë organet e drejtësisë të nisin verifikime të thella për të...