BOMBA e Ilir Kullës: Ajo që paguhej të dinte çdo gjë, nuk dinte që do arrestohej vetë
Analisti Ilir Kulla ka komentuar zhvillimet rreth ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pas hetimeve të SPAK-ut. Në një reagim në rrjetet sociale, Kulla është ndalur te fakti që Hyseni, e cila drejtonte institucionin përgjegjës për mbledhjen dhe analizimin e informacionit të sigurisë, nuk kishte dijeni për masën që po përgatitej ndaj saj. “Gjëja më e rëndë në këtë çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH nuk janë akuzat ndaj saj, por fakti që ajo që paguhej për të ditur çdo gjë, nuk dinte që po arrestohej vetë!”, shkruan Kulla. Vendimi i Gjykatës së Posaçme u mor ndërsa Hyseni ndodhej jashtë Shqipërisë, pasi kishte marrë pjesë në një konferencë në Azerbajxhan....
Burimi:
ntv.al