“Boli i kokainës” drejt Shqipërisë? Zbulohen kushtet që autoritetet shqiptare i plotësuan Brazilit

“Boli i kokainës” drejt Shqipërisë? Zbulohen kushtet që autoritetet shqiptare i plotësuan Brazilit

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar unanimisht kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës, i njohur edhe me nofkën “Boli”. Vendimi është marrë nga trupi i parë i gjykatës, pas një seance virtuale të zhvilluar nga 14 deri më 21 gusht. Sipas vendimit, dokumentacioni i paraqitur nga autoritetet shqiptare plotëson kushtet ligjore për ekstradim. Kërkesa lidhet me procedimin penal në Shqipëri, ku Mata dyshohet për vepra që përfshijnë trafikimin e lëndëve narkotike, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Gjykata braziliane nuk ka vlerësuar nëse Mata është fajtor apo jo për akuzat që i atribuohen. Në vendim sqarohet se procedura e ekstradimit nuk përbën një rigjykim të çështjes penale dhe se kontrolli i gjykatës kufizohet në verifikimin nëse plotësohen kushtet ligjore për...