Bojkot dy orësh pas plagosjes së avokatit në Durrës, 21 seanca gjyqësore mbeten pezull

Bojkot dy orësh pas plagosjes së avokatit në Durrës, 21 seanca gjyqësore mbeten pezull

Bojkoti dy orësh i avokatëve këtë të premte ka ndikuar në veprimtarinë e Gjykatës së Durrësit. Burime nga kjo gjykatë bëjnë me dije se gjatë orarit të bojkotit, në seksionin penal ishin planifikuar 7 seanca, të cilat, përjashtuar çështjet me karakter urgjent, janë cenuar nga mungesa e avokatëve. Ndërkohë, në seksionin civil, në godinën e gjykatës në Shkozet, ishin planifikuar 14 seanca gjatë këtij orari. Në këtë seksion ndikimi ka qenë më i kufizuar, pasi përfaqësimi me avokat nuk është i detyrueshëm dhe palët mund të vijojnë proceset vetë. Bojkoti u zhvillua në shenjë proteste pas plagosjes së avokatit Elton Shllaku në Durrës dy ditë më parë në një lokal në shëtitoren bregdetare “Taulantia”.