Bogujevci pret fitueset e Festivalit “Akordet e Kosovës” 2026
Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim me Troja Bicurrin dhe Dalina Haxhiun, fitueset e Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës” 2026. Në takim është biseduar për përvojën e tyre në festival, përgatitjet dhe emocionet që shoqëruan paraqitjen në skenën e “Akordeve të Kosovës”. Së bashku me drejtoreshën e RTK-së, Zana Spahiu, dhe drejtoreshën e festivalit, Arta Avdiu, është diskutuar edhe për organizimin e edicionit të sivjetmë dhe rëndësinë e vazhdimit të festivalit në vitet e ardhshme. Ministrja Bogujevci u ka uruar Troja Bicurrit dhe Dalina Haxhiut suksese të mëtejshme në karrierën e tyre muzikore./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com