Bogujevci përgëzon Troja Bicurrin për Çmimin e Parë në “Akordet e Kosovës” 2026
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar këngëtaren Troja Bicurri për fitimin e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026. Përmes një postimi, Bogujevci ka vlerësuar natën e dytë të festivalit, e cila u karakterizua nga performanca të shumta dhe emocione muzikore. Ajo ka theksuar se me ndarjen e çmimeve është përmbyllur gara në kategorinë e të rriturve, ndërsa sonte skena u kushtohet fëmijëve, përcjell KultPlus. Sipas saj, “Akordet e Kosovës” vazhdon rrugëtimin si një traditë e rëndësishme e muzikës sonë dhe si hapësirë për promovimin e talenteve të reja. Bogujevci ka falënderuar RTK-në për organizimin dhe përkushtimin, si dhe ka përgëzuar të gjithë artistët pjesëmarrës dhe fituesit e festivalit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com