Bogujevci: “Neighbours – From Motherland” dëshmon sa shumë mund të bëjmë bashkë

Bogujevci: “Neighbours – From Motherland” dëshmon sa shumë mund të bëjmë bashkë

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka ndjekur mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës shfaqjen “Neighbours – From Motherland”, pas premierës së saj në Tiranë. Shfaqja është realizuar në kuadër të bashkëpunimit mes Baletit Kombëtar të Kosovës dhe Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë, ndërsa para publikut të Prishtinës u interpretua nga balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës. Bogujevci e vlerësoi këtë bashkëpunim si një dëshmi të rëndësisë së lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se projekte të tilla tregojnë potencialin që mund të krijohet përmes bashkëpunimit të përbashkët në art dhe kulturë. Ajo përgëzoi artistët dhe të gjitha ekipet që kontribuuan në realizimin e shfaqjes “Neighbours – From Motherland”./KultPlus.com