Bogujevci merr pjesë në hapjen e konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026

Bogujevci merr pjesë në hapjen e konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në hapjen e edicionit të katërt të konferencës ndërkombëtare KosovaPAR 2026, e cila bashkoi përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, diplomatë, akademikë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Konferenca, e organizuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, këtë vit mbahet nën temën “Vlera Publike dhe e Mira e Përbashkët: Njerëzit, Besimi dhe Digjitalizimi”. Hapja e konferencës u bë nga kryeministri Albin Kurti, ministri Lulëzon Jagxhiu dhe i ngarkuari me punë i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Alexis Hupin. Diskutimet e këtij edicioni përqendrohen në reformat e administratës publike, profesionalizimin e shërbimit civil dhe transformimin digjital, me synimin për përmirësimin e shërbimeve publike dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucione./KultPlus.com