Bogujevci merr pjesë në hapjen e Austrian Film Nights në Prishtinë
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë mbrëmë në hapjen e edicionit të sivjetmë të Austrian Film Nights, që po mbahet në Kino ARMATA në Prishtinë. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, si dhe deputetja Arbërie Nagavci. Programi u hap me dokumentarin “The Last Ambassador”, me regji të kineastes austriake Natalie Halla. Filmi sjell rrëfimin e Manizha Bakhtarit, ambasadores afgane në Austri, duke trajtuar angazhimin e saj për të drejtat e grave dhe vajzave në Afganistan. Austrian Film Nights organizohet nga Ambasada e Austrisë në Kosovë dhe përmes tri filmave synon t’i prezantojë publikut histori e tema të ndryshme që nxisin reflektim, duke sjellë një pjesë të kinematografisë austriake në Prishtinë./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com