Bogujevci: 37-vjetori i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pjesë e rrugës drejt lirisë dhe pavarësisë

Bogujevci: 37-vjetori i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pjesë e rrugës drejt lirisë dhe pavarësisë

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit në Kosovë, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në shënimin e 37-vjetorit të themelimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në një aktivitet të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”. Bogujevci ka theksuar se kjo ngjarje ishte një mundësi për të kujtuar një pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe për të nderuar njerëzit që kontribuuan që çështja e Kosovës të dëgjohej në arenën ndërkombëtare. Në aktivitet morën pjesë Joseph J. DioGuardi, Shirley Cloyes DioGuardi, Steven Powles KC, Agim Aliçkaj dhe Lekë Rezniqi, të cilët, sipas Bogujevcit, kanë qenë pjesë e përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e zërit të Kosovës në momente vendimtare. “Kontributi i tyre është pjesë e kujtesës sonë të përbashkët dhe dëshmi...