Bob Dylan rikthehet në Itali me koncerte pa nostalgji dhe pa spektakël
Pa ekrane gjigante, me ndriçim të zbehtë dhe vetëm një perde të bardhë në sfond. Bob Dylan zgjodhi një skenë minimaliste për koncertin e parë në Itali, duke rikrijuar një atmosferë që të kujton vitet ’70. Mbi 15 mijë persona mbushën Unipol Dome në Milano për të ndjekur performancën e parë të këngëtarit amerikan, i cili do të mbajë edhe dy koncerte të tjera në Itali, në Romë më 5 nëntor dhe në Bolonjë më 7 nëntor. Siç shkruan Andrea Silenzi në gazetën “La Repubblica”, publiku ishte ndarë mes atyre që shpresonin për ndonjë surprizë muzikore dhe atyre që e dinin se çfarë i priste. Por surpriza nuk erdhi: Dylan nuk interpretoi asnjë nga klasikët e tij të vjetër. I veshur me të zeza dhe...
Burimi:
kultplus.com