Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve
Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar tërheqjen urgjente të akteve normative që lidhen me protestat e studentëve dhe reagimin e forcave të rendit. Po ashtu Blushi akuzuar mazhorancën se po synon të legjitimojë dhunën ndaj studentëve dhe të vijojë qeverisjen përmes forcës. Gjatë debatit me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deputeti deklaroi se Kuvendi nuk duhet të kthehet në një institucion që miraton dhe legjitimon veprimet e dhunshme të shtetit. “Futja në kalendar e këtyre akteve dëshmon se ju doni të vazhdoni të qeverisni përmes dhunës. Kuvendi nuk mund të kthehet në noter të dhunës shtetërore. Kryeaxhenda e këtij Kuvendi nuk mund të...
Burimi:
gijotina.com