Bllokohet përkohësisht rruga dytësore Tiranë-Durrës, ARRSH njofton kufizimet e qarkullimit
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në një segment të rrugës dytësore Tiranë-Durrës, për shkak të punimeve për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjës së Laknasit. Kufizimi do të jetë në fuqi nga mbrëmja e 19 nëntorit deri në orët e para të mëngjesit të 20 nëntorit, në intervalin kohor 22:00–05:00. Njoftimi i plotë i Autoritetit Rrugor shqiptar: Në kuadër të zbatimit të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës, Faza III”, janë duke u kryer punimet për montimin e trarëve të mbikalimit të Nyjes së Laknasit, për realizimin e këtyre punimeve do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në rrugën dytësore, në segmentin Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit (krahu i djathtë), në të dyja senset e lëvizjes. Punimet do...
Burimi:
kohajone.com