Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Himçi: Rama si monark absolut, s’njeh ligj e vendime gjykatash

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve/ Himçi: Rama si monark absolut, s’njeh ligj e vendime gjykatash

Deputeti i PD, Blendi Himçi, ka denoncuar bllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Ministria e Financave, përmes Drejtorisë së Thesarit. Himçi e cilëson vendimin një akt të pashembullt dhe një ndërhyrje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës. Në reagimin e tij, deputeti akuzon kryeministrin për shkelje të vendimeve gjyqësore dhe për presion ndaj magjistratëve, duke e interpretuar bllokimin e pagave si një formë hakmarrjeje politike. Sipas Himçit, një veprim i tillë cenon drejtpërdrejt funksionimin e drejtësisë dhe tregon se pushteti ekzekutiv po vendoset mbi ligjin. Reagimi i plotë: Një turp i paprecedentë. Ministria e Financave, përmes Drejtorisë së Thesarit, ka bllokuar pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Një akt i pashembullt, një dhunim i hapur ndaj shtetit të së drejtës. Kryeministri sillet si...