Bllokimi i fluturimeve në SHBA shkakton probleme edhe te Amtrak, vështirësi në rezervimet e trenave

Bllokimi i fluturimeve në SHBA shkakton probleme edhe te Amtrak, vështirësi në rezervimet e trenave

Kaosi në transportin ajror në Shtetet e Bashkuara shkaktoi probleme edhe në shërbimet e transportit hekurudhor. Amtrak, operatori kombëtar i trenave të pasagjerëve në SHBA, raportoi rritje të ndjeshme të kërkesës për udhëtime, ndërsa pasagjerët u përballën me vështirësi në përdorimin e faqes së internetit, aplikacionit dhe shërbimit telefonik të kompanisë. Problemet u shfaqën të premten, më 13 nëntor, në të njëjtën kohë kur Administrata Federale e Aviacionit (FAA) urdhëroi ndalimin e nisjes së fluturimeve në të gjitha aeroportet amerikane, pas një defekti në komunikimet e disa qendrave rajonale të kontrollit të trafikut ajror.   Në një reagim në platformën X, Amtrak u kërkoi ndjesë klientëve për mesazhet e gabimit në faqen zyrtare dhe në aplikacion, si dhe për vështirësitë në kontaktimin me përfaqësuesit e...