“Bleona Mata është gjetur”/ Nëna përplaset LIVE me avokatin: Me këtë njeri nuk kam pasur asnjë telefonatë
Një përplasje publike është krijuar pas deklaratave të avokatit Alban Duraj për rastin e Bleona Matës, vajzës së zhdukur prej vitit 2010. Duraj deklaroi pak ditë më parë se Bleona ishte gjetur dhe se jetonte e birësuar nga një çift grek, duke thënë se këtë informacion e kishte marrë gjatë një komunikimi me nënën e saj, Bukurie Mata. Deklaratat u mohuan nga avokati i familjes, Idajet Beqiri, i cili i cilësoi ato si të papërgjegjshme dhe tha se Duraj nuk kishte lidhje me çështjen e Bleona Matës. Përplasja vijoi në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive mes Alban Durajt dhe Bukurie Matës. Nëna e Bleonës mohoi kategorikisht të ketë komunikuar me avokatin dhe tha se nuk i kishte dhënë atij informacion për vajzën e saj. “Me...
Burimi:
ntv.al