Blendi Gonxhja në Zyrihu për të prezantuar Shqipërinë si potencialin i jashtëzakonshëm, kulturor, turistik dhe ekonomik

Blendi Gonxhja në Zyrihu për të prezantuar Shqipërinë si potencialin i jashtëzakonshëm, kulturor, turistik dhe ekonomik

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të pranishme përmes një publikimi në mediat sociale vizitën e tij në Zvicër, ku ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh të fokusuara në potencialet e Shqipërisë në fushën e kulturës, turizmit, investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Vizita në Zyrih është konceptuar si një mundësi për të prezantuar Shqipërinë jo vetëm si një destinacion turistik me një potencial të jashtëzakonshëm, por edhe si një vend ku kultura, trashëgimia, identiteti europian dhe investimet mund të ndërthuren në projekte me vlerë afatgjatë. Gonxhja bën me dije se vizita nisi me ftesën e Fondacionit Besa, në një mbrëmje kushtuar potencialit të Shqipërisë si destinacion kulturor dhe turistik. Në qendër të diskutimeve ishin investimet në projekte që ndërthurin trashëgiminë...