Blegtoria në krizë, Shoqata e Blegtorëve kërkon rritje subvencionesh dhe pagesa në kohë

Blegtoria në krizë, Shoqata e Blegtorëve kërkon rritje subvencionesh dhe pagesa në kohë

Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit (BPQ) ngre shqetësimin për situatën e vështirë në të cilët ndodhet sektori për shkak të subvencioneve të pamjaftueshme dhe burokracive administrative në përfitimin e fondeve publike. Faktorët kryesorë që sipas Shoqatës së Blegtorëve Prodhues të Qumështit po rëndojnë sektorin, janë ngrohja globale, dëmet nga fatkeqësitë natyrore, mungesa e skemave të sigurimit, pasiguria e tregut, rritja e çmimeve të inputeve bujqësore dhe mungesa e fuqisë punëtore. Shoqata shprehet se fermerët shqiptarë, në vend që të mbështeten dhe të stimulohen për të rritur prodhimin vendas, po përballen me vështirësi të shumta ekonomike dhe administrative. Një shqetësim i veçantë lidhet me mënyrën se si trajtohen aplikuesit nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Sipas BPQ-së, edhe fondet e vëna në dispozicion...