Biznesi shqiptar nën goditjen e dyfishtë të qeverisë! Shqipëria me energjinë më të shtrenjtë në rajon, 14% mbi Greqinë
Shqipëria ishte ndër vendet me çmimet më të larta të energjisë elektrike në tregun me shumicë gjatë vitit 2025, duke regjistruar një mesatare prej 118.2 euro për megavatorë (Mwh), rreth 14% më shumë se Greqia dhe 9.5% më shumë se Maqedonia e Veriut. Të dhënat vijnë nga raporti i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunimin e Rregullatorëve të Energjisë, të cilin e disponon ekofin.al dhe që analizon integrimin e tregjeve europiane të energjisë dhe diferencat e çmimeve ndërmjet vendeve. Sipas raportit, çmimi mesatar në Shqipëri u rrit me 6.2 euro/Mwh krahasuar me vitin 2024, ndërsa në Greqi rritja ishte vetëm 2.7 euro/Mwh. Kjo do të thotë se diferenca ndërmjet dy tregjeve u zgjerua edhe më tej gjatë vitit të kaluar. Në Greqi, çmimi...
Burimi:
syri.net