Biznesi sërish kundër projektligjit për anëtarësimin me detyrim në Dhomën Kombëtare
Organizatat e komunitetit të biznesit në Shqipëri kanë kundërshtuar sërish draftin e qeverisë për versionin e ripropozuar të Projektligjit “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”. “Pavarësisht rishikimit të draftit dhe ndryshimeve të reflektuara në versionin e fundit të projektligjit, vlerësojmë se shqetësimet kryesore të ngritura nga komuniteti i biznesit mbeten ende aktuale. Në veçanti, vijojnë të kërkojnë adresim disa çështje thelbësore që lidhen me modelin e anëtarësimit të detyrueshëm, përmbajtjen dhe vlerën konkrete të shërbimeve që do t’u ofrohen bizneseve, si dhe nevojën për një analizë të plotë dhe të argumentuar që justifikon domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e reformës së propozuar”, thuhet në qëndrimin e piblikuar nga 17 dhoma biznesi, pjesa më e madhe e të cilave përfaqësojnë interest e investitorëve të huaj. Prej disa vitesh qeveria po tenton...
Burimi:
syri.net