Biznesi kërkon një model të qartë ekonomik, integrim europian dhe investime në produktivitet
Rritja ekonomike e Shqipërisë, pavarësisht treguesve pozitivë të viteve të fundit, po përballet me sfidën e krijimit të më shumë vlere të shtuar, rritjes së produktivitetit dhe përshtatjes me standardet e Bashkimit Europian. Në Forumin e Biznesit “E ardhmja e ekonomisë”, organizuar nga revista “Monitor” në kuadër të publikimit të renditjes së 200 kompanive më të mëdha në Shqipëri për vitin 2025, përfaqësues të institucioneve financiare dhe të biznesit evidentuan nevojën për një model zhvillimi më të orientuar drejt prodhimit, eksporteve dhe konkurrueshmërisë. Të dhënat e renditjes Top 200 tregojnë peshën e kompanive më të mëdha në ekonomi. Sipas Evis Karandreas, drejtore ekzekutive e Union Grup, 200 kompanitë më të mëdha realizuan në vitin 2025 rreth 1.5 trilionë lekë qarkullim dhe 170 miliardë lekë fitime....
Burimi:
syri.net