No Image Available

Biznesi i vogël në krah të studentëve, thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët

Biznesi i vogël dhe i mesëm u bën thirrje sipërmarrësve të mbyllin përkohësisht aktivitetet dhe t’i bashkohen protestës kombëtare të studentëve, e planifikuar për ditën e shtunë. Shoqata u kërkon bizneseve të ulin qepenat gjatë orarit të tubimit, në shenjë solidariteti me studentët dhe qytetarët që po protestojnë kundër qeverisë. Në deklaratën e saj, shoqata thekson se situata aktuale nuk është vetëm çështje e studentëve, por lidhet edhe me të ardhmen e sipërmarrjeve, familjeve dhe brezit të ri. Sipas përfaqësuesve të biznesit të vogël dhe të mesëm, zhvillimet e fundit kërkojnë reagim qytetar, solidaritet dhe angazhim më të madh nga sipërmarrësit. Krahas thirrjes për pjesëmarrje dhe uljen e qepenave, shoqata u kërkon bizneseve që kanë mundësi të ofrojnë produkte dhe shërbime të nevojshme për protestuesit...