No Image Available

Bizneset alarmojnë për mungesën e sigurisë/ Dhoma Amerikane: Paralajmërimet tona nuk u dëgjuan, rrezikohen investimet!

Kriza e protestave në Shqipëri po ngre shqetësime që shkojnë përtej përplasjeve në rrugë. Tashmë është komuniteti i biznesit që paralajmëron për pasojat ekonomike, ndërsa Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon nga institucionet të garantojnë sigurinë e njerëzve dhe mbrojtjen e pronës private. Në një deklaratë publike, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) shpreh shqetësimin për dëmtimet e bizneseve, ndërprerjen e aktivitetit ekonomik dhe ndjesinë e mungesës së mbrojtjes institucionale që kanë raportuar disa prej anëtarëve të saj. Por reagimi nuk kufizohet vetëm te ngjarjet e ditëve të fundit. Dhoma Amerikane rikthen në vëmendje paralajmërimet e bëra prej vitesh për problemet strukturore të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se një pjesë e shqetësimeve dhe rekomandimeve të komunitetit të biznesit nuk janë marrë mjaftueshëm në konsideratë. Në...