“Bishti i Majmunit” kthehet në tragjedi, 49 persona të vdekur dhe 182 në spital nga alkooli në Nigeri
Të paktën 49 persona kanë humbur jetën dhe 182 të tjerë ndodhen në spital pasi u helmuan nga alkooli i falsifikuar në shtetin Ondo, në jugperëndim të Nigerisë, bëri të ditur një zyrtar lokal. Më 5 shtator, autoritetet lokale njoftuan se 29 persona kishin humbur jetën brenda një jave pasi kishin konsumuar alkool të falsifikuar. Komisioneri i Shëndetësisë i shtetit Ondo, Bandji Anjaka, tha se numri i viktimave është rritur në 49. Autoritetet besojnë se vdekjet janë shkaktuar nga helmimi me metanol. Viktimat kishin konsumuar një lloj xhini vendas, të cilin banorët e quajnë “Bishti i Majmunit”, duke nxjerrë në pah rreziqet e pijeve alkoolike të parregulluara, të cilat janë të përhapura në pjesë të ndryshme të Nigerisë, pasi janë të lira dhe të lehta...
Burimi:
javanews.al