BIRN: Efekti domino nga Serbia në Shqipëri; mes shpresës dhe sfidave politike
Përtej paraleleve mes rastit serb dhe atij shqiptar dhe ngjashmërive Rama- Vuçiç, analistët e politikës argumentojnë se ndryshimi nuk do të vijë automatikisht në Shqipëri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me presidentin serb Aleksandës Vuçiç. Foto: Nensi Bogdani/BIRN. Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytetarë serbë, të cilët protestonin prej dy vitesh kundër presidentit Aleksandër Vuçiç dhe qeverisjes së tij 12 vjeçare. Festimet u ndezën nga fitorja e qartë në zgjedhje e Listës Studentore- një lëvizje që nisi në nëntor të vitit 2024 në Novi Sad pas shembjes së një strehe prej betoni të stacionit hekurudhor, ku humbën jetën 16 persona. Vuçiç u përpoq që t’i shtypte protestat dhe i akuzoi protestuesit...
Burimi:
syri.net