Biletat për sfidën Fury-Joshua shiten në pak orë, do të jetë eventi i boksit me më shumë të ardhura në Angli
Dueli mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua do të gjenerojë të ardhurat më të mëdha nga shitja e biletave në historinë e boksit britanik. Biletat për përballjen e 11 dhjetorit mes dy ish-kampionëve të botës në stadiumin “Principality” në Cardiff dolën në shitje të premten, ku vendet e rregullta më të shtrenjta kushtonin 13,128 £. Stadiumi “Principality” ka një kapacitet prej më shumë se 70,000 spektatorësh dhe presidenti i UFC-së, Dana White, zbuloi se Brenda pak orësh thuajse janë shitur të gjitha biletat e hedhura në treg: “Mendoj se kanë mbetur më pak se 700 bileta. Mund ta konsideroni këtë ngjarje si të shitur plotësisht.” Më shumë se gjysmë milioni njerëz u rreshtuan në radhën virtuale të ‘Ticketmaster’ për të siguruar bileta për duelin e...
Burimi:
telesport.al