Bilanci tragjik në Nepal/ 1,225 të vdekur dhe 4,757 të zhdukur, shpresë për 46 punëtorë të bllokuar

Bilanci tragjik në Nepal/ 1,225 të vdekur dhe 4,757 të zhdukur, shpresë për 46 punëtorë të bllokuar

Përmbytjet shkatërruese që goditën Nepalin, pranë kufirit me Kinën, kanë shkaktuar një katastrofë të përmasave të mëdha. Sipas bilancit të ri të përkohshëm të Autoritetit të Menaxhimit të Emergjencave, të paktën 1,204 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa 4,216 rezultojnë të zhdukur. Mediat shtetërore kineze raportuan gjithashtu 21 viktima dhe 541 persona të zhdukur në Tibet, duke e çuar bilancin e përkohshëm në të dyja anët e kufirit në 1,225 të vdekur dhe 4,757 të zhdukur. Ndërkohë, shpresa është rikthyer për dhjetëra punëtorë që mund të kenë mbijetuar, pasi besohet se janë bllokuar prej një jave në një hapësirë nëntokësore të hidrocentralit Rasuvagadi. Një zyrtar i Autoritetit të Energjisë Elektrike të Nepalit, Amsu Kiran Shahi, tha se 46 persona besohet se janë bllokuar në...