Bilanci i INSTAT për Korrikun 2026, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave dhe të plagosurve
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar raportin paraprak mbi aksidentet rrugore për muajin korrik 2026, duke dëshmuar një tendencë shqetësuese të rritjes së ngjarjeve aksidentale në rrugët e vendit. Gjatë muajit korrik 2026 janë regjistruar gjithsej 165 aksidente rrugore, ku si pasojë e tyre kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur 235 persona. Për periudhën 7-mujore (janar-korrik 2026), numri i aksidenteve është rritur me 10 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në 844 aksidente nga 767 që ishin regjistruar në vitin 2025. Faktorët kryesorë dhe grupmoshat më të rrezikuara Të dhënat tregojnë se faktori njerëzor vijon të mbetet shkaku kryesor i fatkeqësive në rrugë. Sjellja e drejtuesve të mjeteve, 90,3 % e aksidenteve të muajit korrik kanë ndodhur për...
Burimi:
kohajone.com