Big Brother VIP Albania 6/ Rikthehet misteri i banorëve të rinj, cilët emra pritet t’i bashkohen shtëpisë?

Big Brother VIP Albania 6/ Rikthehet misteri i banorëve të rinj, cilët emra pritet t’i bashkohen shtëpisë?

Një postim i moderatorit Ledion Liço në rrjetet sociale, me fjalinë “Thonë se ju ka marrë malli”, ka mjaftuar për të ndezur edhe më shumë kureshtjen e fansave rreth edicionit të ri të Big Brother VIP Albania. Mesazhi është interpretuar si një sinjal se përgatitjet për sezonin e ri mund të jenë duke marrë formë, megjithatë ende nuk ka një datë zyrtare të konfirmuar për nisjen e spektaklit. Për këtë temë u diskutua edhe në në pjesën e dytë të emisionit “Ftesë në 5”, me moderatoren Bieta Sulo, ku të ftuarit ndanë pritshmëritë e tyre, hamendësimet për emrat që mund të bëhen pjesë e shtëpisë dhe disa ide për mënyrën se si mund të vijë ky edicion. Në studio u komentua gjithashtu mundësia e rikthimit...