Bienalja e Durrësit e shndërron qytetin në një skenë të artit bashkëkohor
Edicioni i dytë i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor të Durrësit po e shndërron gjatë muajit tetor qytetin bregdetar në një skenë të hapur të artit, dialogut dhe shkëmbimit kulturor. Në ceremoninë e hapjes, zëvendësministrja e Kulturës, Lira Pipa vlerësoi rëndësinë e këtij eventi në promovimin e artit bashkëkohor dhe në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit mes vendeve dhe komuniteteve. Këtë vit, Bienalja mbledh 45 artistë dhe 34 pavijone kombëtare, duke sjellë në Durrës një gjeografi të gjerë pjesëmarrjeje, nga Italia, Gjermania, Kina, Brazili dhe Kosova, deri në Togo, Uganda, Vietnami dhe Zelanda e Re. Nën temën “Periferia: Tranzicione pamore”, Bienalja synon të zhvendosë vëmendjen përtej qendrës, duke nxitur reflektimin mbi transformimet sociale, hapësirat në ndryshim dhe mënyrën se si arti bashkëkohor i...
Burimi:
kultplus.com