Bie zjarr pranë banesave në Kodër Krastë të Elbasanit

Bie zjarr pranë banesave në Kodër Krastë të Elbasanit

Një zjarr i përmasave të rrezikshme ka përfshirë zonën e Kodër Krastës në periferi të Elbasanit, duke iu afruar banesave. Flakët rrezikuan drejtpërdrejt dy banesa, duke alarmuar banorët dhe kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të shërbimit zjarrfikës. Tre mjete zjarrfikëse dhe 12 zjarrfikës u angazhuan në terren, ndërsa beteja me flakët zgjati rreth dy orë. Ndërhyrja në kohë bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij drejt banesave dhe djegien e tyre. Njoftimi i policisë Një vatër zjarri është konstatuar mesditën e kësaj të diele pas Kodrës së Krastës, në Elbasan, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Zjarri është shfaqur në afërsi të banesave, ndërsa situata ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, pasi dy...