Bie edhe Panathinaikos, tri skuadra udhëheqin Euroleague, dominojnë ekipet greke

Bie edhe Panathinaikos, tri skuadra udhëheqin Euroleague, dominojnë ekipet greke

Panathinaikos pësoi humbjen e parë të sezonit në Euroleague. Skuadra greke befasoi me humbjen 91-81 në shtëpi ndaj Hapoel tel Aviv. Gjithsesi, grekët ndodhen në grupin e tri skuadrave që udhëheqin renditjen me nga 5 fitore e 1 humbje pas takimeve të javës së gjashtë. Me 5 fitore është edhe skuadra tjetër greke e Olympiacos, që fitoi 105-100 në Spanjë ndaj Barcelonës, në një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione. Ekipi i tretë që kryeson renditjen është Fenerbahce, që mposhti në fushën e tij 74-65 Crvena Zvezda. Në zonën play off ndodhen disa skuadra që kanë nga 4 fitore dhe që duelojnë për një kualifikim direkt në fazën cerekfinale. Ngjit shkallët Real Madrid, që mundi 111-92 Villeurbanne, ndërkohë që Paris Basketball, Armani Milano e Baskonia...