Biblioteka Kombëtare e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Turqisë
Në kuadër të bashkëpunimit me Bibliotekën Kombëtare të Turqisë, të mbështetur në memorandumin e nënshkruar në tetor 2024 nga të dy bibliotekat, një delegacion i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” po merr pjesë në Ankara në një program trajnimi dhe shkëmbimi përvojash, së bashku me kolegë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Në ceremoninë e hapjes së programit, Bekim Aliu, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Shërbimit të Përdoruesve dhe Zhvillimit Profesional, në fjalën e tij përshëndetëse në emër të BKK-së, paraqiti synimet e institucionit për modernizimin e shërbimeve bibliotekare, digjitalizimin e koleksioneve dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron inteligjenca artificiale. Ai theksoi se e ardhmja e bibliotekave nuk ndërtohet vetëm mbi teknologjinë por, mbi të gjitha, mbi njerëzit, dijen e përbashkët dhe...
Burimi:
kultplus.com