Betis me përmbysje të jashtëzakonshme në pjesën e dytë ndaj Lille, “skuqet” Ethan Mbappe (video)
Ndryshe nga pjesa e parë që u mbyll në avantazhin e Lille 2-1, pjesa e dytë po flet për Betis, që përmbysi shifrat në pak minuta. Në minutën e 49-të, Marc Barta shënon sërish me kokë duke barazuar shifrat 2-2, pas krosimit të Isco nga goditja e dënimit. Në minutën e 53-të, aksion i shkëlqyer i Betis që gjen golin e tretë me Troy Parott, pas asistit të mrekullueshëm të Rodrigo Riquelme. Në minutën e 56-të, Ethan Mbappe e tepron me gjestin e tij ndaj kundërshtarit dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq. SHIKOMOMENTIN Kujtojmë se francezët gjetën të parët golin në minutën e 12-të, ku japonezi Ayase Ueda shënoi me kokë, pas krosimit të Ethan Mbappe. Në minutën e 33-të, Betis barazon shifrat me...
Burimi:
telesport.al