Betejë “bomberash”, Seferi i përgjigjet Manajt, sulmuesin “pushtojnë” Turqinë (VIDEO)
Në Turqi, në Ligën e Parë, kryefjalë këtë periudhë janë dy “bomberat” kuqezi, Rey Manaj dhe Taulant Seferi. Dy sulmuesit e ekipit përfaqësues vijojnë betejën në distancë për “Këpucën e Artë”. Rey Manaj është rikthyer në nivelin e tij më të mirë, këtë e vërtetoi edhe në javën e 5-të ku realizoi një “dopjetë” golash. Manaj ishte i papërmbajtshëm ku i vetëm i dhuroi një pikë Sivasspor në sfidën përballë Mardin. Miqtë kryesonin 0-2 që në pjesën e parë, por në minutën e 62-të Manaj mori stafetën ku fillimisht ngushtoi shifrat në 1-2 nga pika e bardhë e penalltisë. Sulmuesi kuqezi nuk u mjaftua me kaq dhe në minutën e 71-të barazoi rezultatin në 2-2. Për fat të keq vetëm Manaj nuk mjafton për Sivasspor...
Burimi:
gijotina.com