Besa rikthehet në Kavajë ndaj Flamurtarit, Burreli e Korabi e nisin si pritës

Besa rikthehet në Kavajë ndaj Flamurtarit, Burreli e Korabi e nisin si pritës

Kategoria e Parë pasi hapi dje edicionin e ri me tre takime, zhvillon sot tre ndeshjet e tjera të javës së parë. Në vëmendje sfida e Kavajës ndërmjet dy skuadrave me histori në futbollin shqiptar, Besës vendase dhe Flamurtarit të Vlorës. Dy ekipe me pretendime madhore për rikthimin mes më të mirave. Nëse Flamurtari ka gjithë arsenalin e duhur për ta bërë këtë teksa vjet asistoi në Superiore, te verdhezinjtë e Gugash Maganit, kësaj radhe duket momenti më i mirë për të “çrrënjosur” sluadrën nga niveli i dytë i futbolit në vend e për ta rikthyer pas më shumë se një dekade. Jo vetëm grupi cilësor por dhe fakti që Besa rikthehet të luajë në Kavajë (‘Fusha e Vjetër’), rrisin kredencalet e tyre në këtë...