Besa Llugiqi debuton në rolin e Toskas në Operën e Krajovës
Sopranoja shqiptare Besa Llugiqi do të debutojë në rolin e Toskas në operën e famshme “Tosca” të Giacomo Puccinit, më 5 tetor 2026, në Opera Română Craiova në Rumani. Llugiqi e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur kënaqësinë për këtë debutim të rëndësishëm në repertorin e saj operistik. Shfaqja do të nisë në orën 19:00 dhe do të drejtohet nga dirigjenti Bruno Nicoli. Roli i Toskas konsiderohet një nga personazhet më të njohura dhe më kërkuese të repertorit operistik për soprano, ndërsa opera e Puccinit rrëfen historinë e këngëtares Floria Tosca dhe piktorit Mario Cavaradossi, në sfondin e trazirave politike të Romës së fillimit të shekullit XIX. Me këtë debutim, Besa Llugiqi i bashkohet një prej roleve ikonike...
Burimi:
kultplus.com