Berlini drejt shtetëzimit të 160 mijë apartamenteve private, Vonovia rrezikon humbje prej 8.4 miliardë eurosh

Berlini drejt shtetëzimit të 160 mijë apartamenteve private, Vonovia rrezikon humbje prej 8.4 miliardë eurosh

Gjermania synon të kalojë në pronësi publike rreth 160 mijë apartamente të kompanive të mëdha imobiliare në Berlin, në përpjekje për të frenuar rritjen e qirave. Projekti parashikon kompensim deri në 16 miliardë euro, ndërsa Vonovia, gjiganti më i madh europian i banesave me qira, mund të përballet me një humbje prej 8.4 miliardë eurosh. Berlini po shqyrton një nga ndërhyrjet më të mëdha shtetërore në tregun europian të pasurive të paluajtshme. Pas rezultateve të zgjedhjeve lokale dhe negociatave politike mes së majtës Die Linke, socialdemokratëve të SPD-së dhe të Gjelbërve, është hedhur në tryezë një plan për kalimin në pronësi publike të rreth 160 mijë apartamenteve që zotërohen nga kompani të mëdha private. Sipas Financial Times dhe mediave gjermane, nisma synon të kufizojë kontrollin...