“Berishës po i mbaron partia”/ Gazetari i plagosur në 21 Janar: Arkitekti i dhunës ka frikë nga Qori dhe Shehaj, i sheh si rivalë për tortën politike

“Berishës po i mbaron partia”/ Gazetari i plagosur në 21 Janar: Arkitekti i dhunës ka frikë nga Qori dhe Shehaj, i sheh si rivalë për tortën politike

Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te protestat e opozitës dhe qëndrimi i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Mahmutaj u shpreh me kritika ndaj liderit demokrat, duke e cilësuar atë si “arkitektin e dhunës”. Sipas gazetarit, Berisha nuk distancohet nga aktet e dhunshme, pasi, sipas tij, ato përbëjnë mënyrën e vetme për të funksionuar politikisht. Ai theksoi gjithashtu se Berisha i sheh organizatorët e protestave si rivalë, nga frika se mund t’i marrin meritat për organizimin e tyre dhe të fitojnë më shumë ndikim politik. Duke iu referuar Agron Shehajt dhe Arlind Qorit, gazetari tha se kreu i PD-së i konsideron ata rivalë në atë që e cilësoi si “ndarja...